Katër persona janë plagosur në një incident armësh që ndodhi pak më parë në qendër të Podujevës.
Sipas burimeve nga Klan Kosova, tre nga të plagosurit janë identifikuar si F. Zejnullahu, rreth 36 vjeç, A. Xhemajli, dhe A. Islami, 25 vjeç. Dyshohet se të plagosurit kanë lidhje familjare, me dy prej tyre që janë dajë dhe nipër.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Basri Shabani, konfirmoi se tre nga të plagosurit ishin të përfshirë drejtpërdrejt në incident, ndërsa njëri prej tyre ishte kalimtar i rastit.
<
Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me këtë ngjarje të rëndë në Podujevë.
Be the first to comment