Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Dafina “thumbon” motrën pas intervistës? Një postim i saj po bën namin në rrjet

Dafina Zeqiri dhe motra e saj Besa Tafari janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas një deklarate emocionale të Besës dhe një reagimi misterioz nga Dafina që po interpretohet gjerësisht në rrjet.

Vetëm pak ditë pasi Besa u rikthye në muzikë dhe foli hapur në “Prive by Liberta Spahiu” për raportin me motrën e saj, ndjekësit vunë re një postim të Dafinës në Threads që ndezi menjëherë aludimet.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në intervistë, Besa u shpreh me shumë dashuri për këngëtaren, duke thënë:

“E respektoj dhe e dua pafund. Nëse motrës sime do t’i duhej një veshkë, unë do të isha e para që do t’ia jepja.”

Advertisement. Scroll to continue reading.

Deklarata e saj u komentua si një shenjë afrimi mes motrave, sidomos pas paraqitjes së Besës në dasmën e Dafinës, që për shumë fansa u duk si fundi i “akullit” mes tyre.

Por vetëm pak pas kësaj interviste, Dafina publikoi një status me mesazh të fortë:

Advertisement. Scroll to continue reading.

“Një person që ka gjithmonë nevojë për një audiencë, në fund do të fillojë të bëjë performancë në vend që të jetojë të vërtetën.”

Edhe pse këngëtarja nuk përmendi emra, rrjeti shpërtheu menjëherë me aludime se mesazhi ishte një “thumb” indirekt për motrën e saj.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Një tjetër detaj që fansat vazhdojnë ta komentojnë është fakti se dy motrat ende nuk ndiqen në Instagram, gjë që sipas ndjekësve tregon se raporti mes tyre vazhdon të ketë distancë, pavarësisht paraqitjeve publike.

Postimi i Dafinës ka ndezur debat të madh në rrjetet sociale, ndërsa fansat po analizojnë çdo detaj të raportit mes dy motrave më të komentuara të momentit.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement