Como po kërkon përforcime italiane për aventurën e saj historike në Champions League, dhe Samuele Ricci është një nga objektivat kryesorë.
Sipas Gazzetta dello Sport, klubi i Cesc Fabregas ka filluar kontaktet me Milanin për mesfushorin italian, i cili mund të largohet nga kuqezinjtë.
Como ka investuar rreth 127 milionë euro gjatë kësaj merkatoje dhe tani synon të sjellë lojtarë italianë që mund të bëhen protagonistë në skenën evropiane.
Në listën e interesave është edhe Moise Kean i Fiorentinës, megjithatë Fiorentina ka refuzuar dy oferta për të.



















You must be logged in to post a comment Login