Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar çmimet maksimale të lejuara për derivate të naftës për ditën e sotme.
Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, çmimi maksimal i naftës është vendosur në 1.73 euro për litër, duke shënuar një rritje prej 3 centësh në krahasim me ditën e djeshme.
Nga ana tjetër, benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1.50 euro për litër, që përbën një rritje prej 2 centësh krahasuar me çmimin e djeshëm. Gazi do të tregtohet me çmimin 0.61 euro për litër.
<
Ministria njofton se këto çmime do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00.
Be the first to comment