Këngëtari, kompozitori dhe producenti Claydee ka shpërndarë në Instagram një foto me motrat Era dhe Nora Istrefi.
Në mbishkrimin e postimit, ai thekson: “Gjithmonë kënaqësi të punosh me të vërtetët, motrat Istrefi. Ana & Bonbon”.
Kjo foto ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve për shkak të paraqitjes së tyre së bashku dhe është bërë një nga postimet më të komentuara në rrjetet sociale.
Claydee njihet për karrierën e tij në muzikën dance dhe pop, si dhe për bashkëpunimet e shumta ndërkombëtare. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë projektesh po përgatitin së bashku.



















You must be logged in to post a comment Login