Ina Aderi ishte mbrëmë e ftuar në emisionin sportiv dhe argëtues “Top Arena”, ku ndau detaje të reja mbi jetën e saj personale. Gjatë intervistës, ajo iu përgjigj pyetjeve të ngacmuara nga Mateo Borri, duke prekur edhe tema të ndjeshme.
Ish-banorja e “Big Brother VIP 5” u përball me një pyetje të drejpërdrejtë në lidhje me shkëputjen nga Keijsi Hyseni. Ky raport kishte tërhequr vëmendjen e publikut gjatë kohës që ata ishin në shtëpinë e BBVA 5.
Në përgjigjen e saj, Ina konfirmoi se marrëdhënia me Kejsin ka përfunduar një herë e mirë. Ajo shpjegoi se arsyeja kryesore e ndarjes ishte një ‘mospërputhje karakteri’ mes tyre.
Megjithëse gjërat nuk ecur siç donin, Ina theksoi se nuk është penduar për fillimin e kësaj historie. Ajo shpërfaqi se përjetoi gjithçka hapur para publikut, duke ndjekur atë që kërkonte zemra e saj.



















You must be logged in to post a comment Login