Yll Limani ka luajtur një rol të rëndësishëm në rikthimin e Eliza Hoxhës në skenë pas pothuajse dy dekadash. Gjatë emisionit “Kosova Today”, Hoxha shprehu se këtë paraqitje e ka bërë të rishikojë shumë vendime të marra deri më tani.
Ajo theksoi se diskutimi me Yllin dhe Fatjon Miftarajn i ka rikthyer dëshirën se si duhet realizuar një koncert i suksesshëm.
“Koha nuk punon për të gjithë njerëzit njëlloj. E rëndësishme është të kuptojmë se çdo individ mund të lërë një gjurmë dhe të mos ndiejë xhelozi për arritjet e të tjerëve,” shprehu Hoxha në Klan Kosova.
Be the first to comment