Vlora Çitaku, përfaqësuese e Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar sot situatën lidhur me gazin american. Ajo theksoi se ky çështje është më shumë se thjesht një problem energjetik; ajo lidhet me mesazhin që dërgohet tek aleatët.
Në fillim, Çitaku përmendi rëndësinë e aleancës mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke evidentuar disa nga etapat kyçe të kësaj marrëdhënie.
“Marrëdhënia e Kosovës me SHBA-në është ndërtuar mbi besim, sakrificë dhe vendime historike. Kur SHBA udhëhoqën intervenimin e NATO-s për çlirimin e Kosovës, ata vunë në lojë kredibilitetin e tyre ndërkombëtar, përveç miliardave të shpenzuara,” shkroi Çitaku në një postim në Facebook.
Ajo vazhdoi të theksonte se, gjatë procesit të njohjeve të Kosovës, SHBA gjithashtu ka vënë në lojë kredibilitetin e saj. “Njësoj ndodhi edhe kur mbrojtën të drejtën e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Në çdo moment kritik të historisë sonë moderne, Shtetet e Bashkuara kanë qenë në anën e Kosovës,” u shpreh ajo.
Çitaku gjithashtu theksoi se Kosova nuk forcohet duke refuzuar një projekt energjetik amerikan, që ajo e sheh si një mesazh të dërguar aleatëve të rëndësishëm.
“Ne po refuzojmë një projekt energjetik amerikan, një investim që sjell përfitime për qytetarët e Kosovës, sigurinë energjetike dhe zhvillimin ekonomik. Problemi nuk është vetëm te gazi. Kjo çështje ka të bëjë me mesazhin që po u dërgojmë miqve tanë që na kanë mbështetur në momentet e vështira,” tha ajo.
“Kosova nuk bëhet më e fortë duke e kthyer shpinën Amerikës. Përkundrazi, aleanca me Shtetet e Bashkuara është njëgarancia më e madhe strategjike që ka pasur ndonjëherë Republika e Kosovës. Kjo aleancë duhet të ruhet, të forcohet dhe të konkretizohet përmes projekteve që shërbejnë interesave të qytetarëve tanë.”



















You must be logged in to post a comment Login