Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Çitaku: Kurti kërkon nënshtrim total të opozitës dhe shoqërisë (VIDEO)

Çitaku: Kurti kërkon nënshtrim total të opozitës dhe shoqërisë (VIDEO)

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka komentuar mbi zhvillimet politike të fundit në vend dhe situatën në Kuvend.

Çitaku ka shprehur kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Ajo theksoi se ngjarjet e fundit përfaqësojnë një vazhdimësi të një historie që ka nisur dy vjet më parë.

“Është përtej imagjinatës ajo që po ndodh në Kosovë në dy vitet e fundit. Kjo që po ndodh tani është vetëm sekuenca e fundit e një saga të nisur nga LVV dhe Albin Kurti, të cilët kërkojnë nënshtrimin total jo vetëm të opozitës, por edhe të shoqërisë. Veprimet në Kuvend janë vetëm një segment i platformës politike që ata përfaqësojnë,” ka deklaruar Çitaku në emisionin “Jehona Politike” të Klan Kosovës.

Ajo ka theksuar se rezistenca është e domosdoshme, duke sqaruar se veprimet e deputetëve të opozitës nuk janë të motivuara nga aksione politike. “Të rezistosh sot është domosdoshmëri. Qytetari duhet të kuptojë që sot nuk kemi bërë aksion politik, por kemi qenë aty për shkak të detyrimeve që na jep ligji dhe Kushtetuta,” ka thënë ajo.

Çitaku gjithashtu ka treguar se deputetët ishin prezent në Kuvend edhe 48 orë më parë, por sipas saj, dera e sallës ishte e mbyllur. “Kemi qenë në Kuvend edhe para 48 orësh, por dera ka qenë e mbyllur. Deputetët kanë provuar ta hapin derën, por ajo ka qenë e bllokuar,” ka përfunduar ajo.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement