Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Çitaku: Krerët e UÇK-së në Hagë kanë pasur mbështetje minimale nga shteti (VIDEO)

Çitaku: Krerët e UÇK-së në Hagë kanë pasur mbështetje minimale nga shteti (VIDEO)

Krerët e UÇK-së, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, nuk kanë marrë mbështetje të mjaftueshme nga institucionet e Republikës së Kosovës. Kështu ka deklaruar Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, gjatë një emisioni në Rubikon.

Çitaku theksoi se përgjegjësia për mbështetje ndaj këtyre liderëve nuk duhet të bjerë vetëm mbi partinë, por mbi shtetin. Ajo shpjegoi se ata ndodhen në Hagë si bartës të luftës çlirimtare, e jo si përfaqësues partiakë.

“Liderët historikë të PDK-së dhe themeluesit e saj janë në Hagë duke u përballur me një proces të vështirë, i cili, fatkeqësisht, po i vjen fundi. Ky proces nuk duhet të jetë barrë e një partie, por përgjegjësi e shtetit, sepse ata atje janë si themelues dhe bartës të luftës tonë çlirimtare,” tha Çitaku.

Ajo po ashtu vuri në dukje se mbështetja nga institucionet e Kosovës ka qenë kryesisht financiare, por e pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e mbrojtjes.

“Për fat të keq, mbështetja ka qenë minimale dhe është reduktuar në ndihma financiare, të cilat nuk i kanë mbuluar kostot e larta të mbrojtjes për liderët tanë. Ka pasur zero angazhim politik e diplomatik në mbrojtje të tyre,” u shpreh ajo.

Në përfundim, Çitaku vlerësoi angazhimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se ai ka ndërmarrë inciativa që duhej t’i kishte marrë edhe Qeveria e Kosovës.

“Fatmirësisht, kryeministri Edi Rama e ka marrë mbi vete këtë barrë dhe ka bërë përpjekjet e tij. Kjo është ajo që do të duhej të bënte edhe kryeministri i Kosovës, pasi ka qenë obligim i çdo shqiptari me pushtet të angazhohet për mbështetje të luftës sonë të drejtë,” përfundoi Çitaku.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement