Temperaturat ekstreme ndikojnë në jetën tonë përditshme, përfshirë edhe në marrëdhëniet intime. Ekspertët përshkruajnë se gjatë valëve të të nxehtit, aktivitetet seksuale mund të rrisin rrezikun e dehidratimit, marramendjes dhe mbinxehjes së organizmit.
Pas ditësh me temperatura mbi 30 gradë Celsius, shumë njerëz e kanë të vështirë të mendojnë për aktivitete fizike, duke përfshirë edhe seksin. Sipas gjinekologes Susanna Unsworth, marrëdhëniet intime janë një formë e ushtrimit fizik dhe, gjatë vapës ekstreme, ato mund të ushtrojnë stres mbi trupin.
Ajo shpjegon se seksi sjell rrezik të shtuar për dehidratim dhe ndjenja të padëshiruara si marramendje dhe të fikët, veçanërisht në ambiente të ngushta dhe pa ventilim të mirë. Rreziku është më i lartë për individët me sëmundje kardiovaskulare, gratë shtatzëna dhe ato në menopauzë që përjetojnë valë të nxehti dhe sfida në rregullimin e temperaturës trupore.
Kur duhet ndalur menjëherë?
Dr. Unsworth këshillon që aktiviteti seksual të ndërpritet menjëherë nëse ndiheni keq, keni marramendje, ndjeni dhimbje në gjoks ose keni vështirësi në frymëmarrje.
Pozita më të përshtatshme?
Edhe pse nuk ka pozita që të konsiderohen plotësisht të sigurta gjatë valeve të të nxehtit, prioritet duhet të jetë komoditeti dhe shmangia e mbinxehjes. Ajo sugjeron pozita që kërkojnë më pak përpjekje fizike dhe lejojnë ajrosje më të mirë, për të evituar mbingarkesën e trupit.
Si të reduktoni rrezikun?
Ekspertja rekomandon disa masa të thjeshta:
- Pini mjaft ujë para dhe pas marrëdhënieve.
- Shmangni orët më të nxehta të ditës.
- Përdorni ventilator ose ambiente të freskëta.
- Lëvizni ngadalë dhe mos e teproni me intensitetin.
- Ndaloni menjëherë nëse ndiheni të mbinxehur.
- Përdorni lubrifikantë për të parandaluar tharjen vaginale.
Pozitat që duhen shmangur:
- Misionari: Kjo pozitë krijon kontakt të vazhdueshëm trup më trup, duke penguar qarkullimin e ajrit.
- Pozitat akrobatike: Pozita si karroca kërkojnë energji të madhe fizike dhe rrisin rrezikun e mbinxehjes.
- Pozicioni 69: Ky pozicion nuk rekomandohet gjatë temperaturave të larta, pasi trupi ndjen afërsinë e nxehtësisë.
Vapa dhe fertiliteti:
Dr. Unsworth thekson se temperaturat e larta mund të ndikojnë përkohësisht në fertilitet, sidomos te meshkujt. Ekspozimi ndaj nxehtësisë së tepërt mund të ulë numrin dhe lëvizshmërinë e spermatozoideve. Për gratë, faktorë si dehidratimi, mungesa e gjumit dhe stresi mund të ndikojnë në ovulacion dhe mirëqenie. Një rrezik më i madh përbën mbinxehja dhe dehidratimi te gratë shtatzëna, veçanërisht në muajt e fundit.
Vapa dhe ulja e dëshirës seksuale:
Ekspertja shpjegon se është normale që dëshira seksuale të bjerë gjatë valëve të të nxehtit. Nxehtësia, dehidratimi dhe mungesa e gjumit mund ta bëjnë seksin fizikisht të pakëndshëm, duke ndikuar negativisht në humor dhe marrëdhëniet në çift.



















You must be logged in to post a comment Login