Federico Chiesa mund të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës, pasi klubi anglez është i hapur për oferta për sulmuesin italian.
Sipas raportimeve nga mediat britanike, drejtuesit e Liverpoolit kanë vendosur një çmim prej 20 milionë eurosh për kartonin e 28-vjeçarit. Chiesa po e konsideron seriozisht rikthimin në Serie A.
Pavarësisht se sulmuesi ka një kontratë me “The Reds” deri në vitin 2028, mungesa e vazhdimësisë dhe interesimi nga klubet italiane mund të çojnë në largimin e tij gjatë kësaj vere.
















You must be logged in to post a comment Login