Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Françeska Murati, ka hapur një diskutim interesante në rrjetet sociale mbi një fenomen në rritje te të rinjtë: shqetësimin rreth shtyrjes së martesës dhe krijimit të familjes.
Përmes një postimi në “Instagram Story”, Françeska e ka shprehur këtë çështje me humor, duke theksuar se këtë verë nuk ka marrë pjesë në asnjë dasmë. Ajo e lidh këtë situatë me të dhënat e fundit që tregojnë për një rënie të numrit të lindjeve.
“Çfarë po ndodh me ju, rini? Pse nuk po martoheni?” shkroi ajo, duke vazhduar me një referencë për rënien prej 8.1% të lindjeve.
Françeska gjithashtu kërkoi mendimet e ndjekësve të saj mbi arsyet që mund të ndikojnë në këtë fenomen. Ajo ngriti pyetje të rëndësishme: Përse të rinjtë po presin të ndihen më të përgatitur për të krijuar një familje? A është gjetja e partnerit të duhur bërë më e vështirë?
“Po prisni të bëheni gati, apo thjesht jemi në një kohë kur është vështirë të gjesh një person?” ishte pyetja që ajo u drejtoi ndjekësve të saj.
Be the first to comment