Këngëtarja Linda Halimi ka bërë një zhvendosje të rëndësishme në jetën e saj, duke u trasferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të lidhjes së saj romantike. Ajo është martuar me reperin Big D dhe së bashku kanë një vajzë.
Sidoqoftë, në rrethe të ndryshme po qarkullojnë aludime se Linda dhe Big D mund të jenë ndarë. Dyshimet u forcuan nga fakti se ata nuk janë parë së bashku për një kohë të gjatë dhe mungojnë gjithashtu në profilin e njëri-tjetrit në rrjetet sociale, sipas informacionit të “Kosovares”.
Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë konfirmim të zyrtarizuar nga Linda Halimi apo bashkëshorti i saj lidhur me këto spekulime. Prandaj, mbetet e paqartë nëse është në pyetje një ndarje e vërtetë apo thjesht një distancë në angazhimet e tyre publike.
Be the first to comment