Gjatë qëndrimit të tyre në “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti dhe Sara Karaj ishin dy nga banoret më të përfshira në përplasje. Debatet dhe mosmarrëveshjet mes tyre i dhanë një vëmendje të madhe publike, me të dyja palët që pranuan se marrëdhënia e tyre ishte e vështirë.
Gjatë spektaklit, ato shpesh refuzonin të qëndronin pranë njëra-tjetrës, duke e bërë të qartë se bashkëjetesa ishte e komplikuar. Megjithatë, siç ndodh shpesh në reality show, tensionet nuk u shtrinë jashtë formatit.
Pas përfundimit të aventurës në fermë, pamjet e publikuara tregojnë një situatë ndryshe. Gjatë afterparty-t pas spektaklit, Mimoza dhe Sara janë parë duke kërcyer së bashku në një atmosferë miqësore.
Në një video të postuar në InstaStory nga Mimoza, ato shfaqen duke u argëtuar dhe duke shkëmbyer gjeste të ngrohta. Ajo që ka tërhequr vëmendjen është që videoja është publikuar nga Mimoza, e cila e ka taguar Sarën dhe e ka shoqëruar me një zemër, duke sugjeruar se marrëdhënia mes tyre ka gjetur një ekuilibër.
Duket se me mbylljen e garës janë lënë pas edhe mosmarrëveshjet, dhe dy ish-konkurrentet tani po shijojnë marrëdhënien e tyre në një ambient pa presionin e reality show-t.
Be the first to comment