Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Çfarë ndodh nëse jemi nën ajër të kondicionuar gjithë ditën?

Çfarë ndodh nëse jemi nën ajër të kondicionuar gjithë ditën?

Kondicionimi i ajrit është bërë një standard në jetën moderne, veçanërisht gjatë periudhave të nxehta që, për shkak të ndryshimeve klimatike, po bëhen gjithnjë e më të zakonshme.

Megjithatë, shumë njerëz kanë frikë nga ajri i kondicionuar, dhe këto shqetësime janë ndonjëherë të justifikuara, por edhe të panevojshme. Kjo ngre pyetjen nëse ai është i shëndetshëm, dhe cilat frikëra janë të bazuara në fakte. Sidoqoftë, kërkimet shkencore mbi këtë temë janë akoma të limituara, megjithatë disa studime ofrojnë perspektiva të dobishme.

Përmbledhja e këtyre kërkimeve tregon se kondicioneri ka kryesisht efekte pozitive në shëndet, por mund të ketë edhe efekte negative. Përdorimi i duhur i kondicionerit është esencial për të maksimizuar përfitimet dhe për të minimizuar rreziqet.

<

Nxehtësia ekstreme është shkaku i dytë më i madh i vdekjeve nga fatkeqësitë e motit, pas të ftohtit ekstrem. Një studim i publikuar në revistën The Lancet tregon se midis viteve 2000 dhe 2019, rreth 489,000 vdekje në vit mund t’i atribuohen nxehtësisë, me një përqindje të lartë në Azi dhe Evropë. Kështu, ajri i kondicionuar ndihmon në shpëtimin e jetëve.

Një tjetër studim i rëndësishëm u botua në revistën BMC Public Health, ku u analizua ndikimi i sistemeve të ngrohjes, ventilimit dhe kondicionimit të ajrit (HVAC) tek pacientët në spitale. Këto sisteme kanë treguar se ndihmojnë në rikuperimin e pacientëve, përmirësojnë shenjat jetësore, reduktojnë stresin kardiak dhe rrisin aktivitetin fizik. Gjithashtu, përdorimi i HVAC ka ulur vdekshmërinë dhe ka shkurtuar qëndrimin e pacientëve në spital për ata me sëmundje të frymëmarrjes.

Një studim tjetër nga Shkolla e Shëndetit Publik Harvard Chan zbuloi se temperaturat e larta në dhomat pa ajër të kondicionuar kishin një ndikim negativ në funksionin njohës të studentëve të shëndetshëm. Gjetjet treguan se studentët në ndërtesa pa ajër të kondicionuar performuan më keq në teste sesa ata në ambiente me ajër të kondicionuar.

Këto të dhëna sugjerojnë se kushtet termike të krijuara nga valët e të nxehtit në ndërtesa pa ajër të kondicionuar rezultuan në deficite të dukshme në funksionin njohës. Autorët e studimit besojnë se rënia në performancën njohëse mund të lidhet me rritjen e stresit nga nxehtësia dhe faktorë të tjerë mjedisorë.

Kondicioneri ndihmon në ruajtjen e temperaturës së trupit, veçanërisht në zonat e lagështa dhe të nxehta, duke lehtësuar gjumin. Është e njohur se është më rehatshëm të flesh në një dhomë të freskët sesa në një të nxehtë. Përveç kësaj, kondicionerët mund të reduktojë frekuencën e reaksioneve alergjike, nëse filtrat e tyre mirëmbahen siç duhet.

Megjithatë, kalimi i menjëhershëm nga një mjedis i nxehtë në një hapësirë të ftohtë mund të shkaktojë stres në trup dhe simptoma si dhimbje koke dhe lodhje. Ndryshimet e menjëhershme të temperaturës mund të jenë gjithashtu problematike për ata me astmë ose sëmundje kronike të mushkërive.

Për më tepër, ndryshimet e papritura të temperaturës mund të ndikojnë negativisht në sistemin kardiovaskular, duke shkaktuar përkeqësim të simptomave për njerëzit me probleme zemre.

Për ta shfrytëzuar maksimalisht kondicionerin, është e rëndësishme të ndiqen disa rregulla të njohura. Mirëmbajtja e rregullt e kondicionerit, që përfshin pastrimin ose zëvendësimin e filtrit çdo disa muaj dhe servisimin profesional të paktën një herë në vit, është thelbësore për shëndetin.

Rekomandohet gjithashtu që temperatura e kondicionerit të jetë disa gradë më e ulët se temperatura e jashtme, midis 22 °C dhe 26 °C, për të shmangur stresin në trup.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement