Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Çfarë ndodh në dhomën e rrëfimit mes produksionit dhe banorëve?

Çfarë ndodh në dhomën e rrëfimit mes produksionit dhe banorëve?

Olsa Muhameti ka vendosur të përgjigjet disa pyetjeve të ndjekësve lidhur me mënyrën se si funksionon “Big Brother VIP”. Në veçanti, ajo ka prekur një temë shpesh të diskutuara: rolin e produksionit në dhomën e rrëfimit.

Një ndjekës e pyeti për perceptimin më të gabuar që publiku ka mbi këtë format. Muhameti shprehu se ka pretendime se produksioni mund të ndikojë në lojën dhe sjelljen e banorëve përmes bisedave që zhvillohen jashtë kamerave të shtëpisë.

Ajo e përkufizoi këtë si një perceptim të gabuar, duke theksuar: “Produksioni ndikon lojën e banorëve përmes dhomës së rrëfimit…”.

Muhameti theksoi se ky qëndrim është “totalisht gabim”. Sipas saj, nëse do të ishte ndryshe, formati do të ishte i rremë dhe nuk do të kishte sukses.

Kjo deklaratë ka ardhur në një kohë kur marrëdhënia midis produksionit dhe banorëve në dhomën e rrëfimit ka qenë shpesh objekt diskutimi. Ish-banorja Jasmin Kadriu kishte ngritur më herët pretendime publike lidhur me përvojën e saj dhe komunikimin me produksionin në këtë ambient.

Me përgjigjet e saj, Muhameti mohon se dhoma e rrëfimit përdoret për t’u diktuar banorëve se si duhet të luajnë. Ajo shprehet se ndërhyrja e produksionit në lojën e konkurrentëve do të ndikonte në autenticitetin e formatit, mbi të cilin ai mbështetet.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement