Raportet mes këngëtares Violete Kukaj dhe avokates Eni Çobani kanë shkaktuar diskutime të shumta për shkak të një çështjeje pronësore që lidhet me ish-bashkëshortin e artistes, Faik Retkoceri.
Avokatia Eni Çobani është angazhuar si përfaqësuese ligjore e Retkocerit në procesin për rikthimin e një pasurie, të cilën ai e konsideron se i është marrë padrejtësisht. Në këtë çështje, Çobani ka marrë përsipër mbrojtjen e interesave të klientit të saj.
Deri tani, Violete Kukaj nuk ka dhënë deklarata publike të hollësishme në lidhje me Eni Çobanin apo rolin e saj në këtë proces.
Megjithatë, përfshirja e avokates në këtë rast ka tërhequr një vëmendje të konsiderueshme nga publikun dhe mediat.
















You must be logged in to post a comment Login