Connect with us

Hi, what are you looking for?

Technology

Çfarë i ndodh në të vërtetë trupit tuaj kur fluturoni me aeroplan?

Çfarë i ndodh në të vërtetë trupit tuaj kur fluturoni me aeroplan?

Çfarë ndodh me trupin gjatë fluturimit me avion?

Fluturimi me avion për shumicën e njerëzve të shëndetshëm nuk përbën rrezik. Megjithatë, pas uljes, shumë ndihen sikur kanë kaluar më shumë se disa orë në udhëtim. Simptomat si lodhja, lëkura e thatë, etja, fryrja, dhimbja e kokës dhe ndjenja e “kokës së rëndë” janë pasojë të zakonshme të udhëtimit ajror.

Këto simptoma shpesh shkaktohen nga kombinimi i ajrit të thatë në kabinë, ndryshimeve në presionin atmosferik, nivelit më të ulët të oksigjenit dhe qëndrimit të gjatë ulur.

<

Stresi fillon që në aeroport

Sipas farmacistes Thorrun Govind, stresi për shumë udhëtarë fillon që në aeroport. Radhët, kontrollat e sigurisë dhe frika për të harruar ndonjë dokument të rëndësishëm rrisin tensionin. Aeroportet vetë gjithashtu ndikojnë, duke krijuar një hapësirë “mes dy botëve” – aty ku koha humbet dhe rutina prishet. Psikologu Steve Taylor nga Universiteti Leeds Beckett sqaron se humbja e kontrollit mbi kohën rrit ankthin.

Çfarë ndodh gjatë fluturimit?

Pas ngritjes, trupi fillon të përshtatet me kushtet e reja. Presioni në kabinë mbahet në nivele të ngjashme me lartësinë 1800–2400 metra mbi nivelin e detit, duke bërë që niveli i oksigjenit në gjak të bjerë nga rreth 97% në rreth 90%. Për shumicën e njerëzve të shëndetshëm kjo është e padëmshme, por mund të shkaktojë lodhje dhe përgjumje për shkak të furnizimit të pakët me oksigjen.

Pse thahen sytë dhe lëkura?

Ajri në kabinën e avionit është shumë i thatë, me lagështi rreth 10–20%, shumë më pak se në shtëpi. Kjo shkakton tharje të syve, hundës, fytit dhe lëkurës. Kjo nuk do të thotë se ndodhi dehidratimi i rëndë, por ka të bëjë me tharjen sipërfaqësore. Personat që mbajnë lente kontakti e ndiejnë më fort këtë efekt. Prandaj rekomandohet konsumimi i ujit gjatë fluturimit, ndërsa alkooli duhet shmangur pasi ndihmon në rritjen e etjes dhe dhimbjes së kokës.

Pse ushqimi në avion ka shije tjetër?

Ndryshimet e presionit dhe ajri i thatë ndikon në shqisën e shijes. Aroma luan një rol të rëndësishëm në perceptimin e ushqimit; kështu, ndjesia e dobësuar e nuhatjes bën që shijet të duken më të zbehta. Prandaj, ushqimi në avion zakonisht përgatitet më i fortë në shije. Lëngu i domates dhe kokteji Bloody Mary shpesh kanë shije më të mirë gjatë fluturimit sesa në tokë, pasi shija “umami” mbetet më e theksuar në ajër.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement