Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Çfarë dihet për vrasjen në Ferizaj që nisi si përleshje?

Çfarë dihet për vrasjen në Ferizaj që nisi si përleshje?

Një burrë ka humbur jetën sonte në Ferizaj, në rezultat të një përleshjeje, ku dyshohet se është përdorur armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:50 në rrugën “Sejdi Sejdiu”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, konfirmoi për Klankosova.tv se menjëherë pas incidentit janë mobilizuar njësitet përkatëse policore.

Veseli theksoi se në vendngjarje është gjetur një person mashkull i moshës madhore pa shenja jete, i cili dyshohet se kishte marrë plagë nga arma. Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor i Spitalit të Ferizajt.

<

Sipas hetimeve fillestare, policia dyshon se vrasja ka ndodhur si pasojë e një përleshjeje. Aktualisht, organet e rendit kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të këtij rasti.

Klankosova.tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku fillimisht pati një përleshje që përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit dhe humbjen e jetës së një personi.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement