E ardhmja e Eduardo Camavingas te Real Madridi është pasqyruar me dyshime, pasi mesfushori francez nuk përmendet më si i paprekshëm. Drejtuesit e klubit madrilen janë të gatshëm ta shesin lojtarin nëse marrin një ofertë rreth 80 milionë euro.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle dhe franceze, disa klube të Premier League kanë shfaqur interesim konkret për 23-vjeçarin.
Megjithatë, Camavinga ka shprehur dëshirën për të vazhduar karrierën e tij në “Santiago Bernabeu”, gjë që e bën largimin e tij këtë verë më të vështirë.
Be the first to comment