Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij në Serbi, deklaroi se Ukraina nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për mos-njohjen e Kosovës.
Ditmir Bushati, ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, ka kritikuar këtë pozicion të liderit ukrainas. Ai theksoi se Zelensky mund të kishte shprehur më shumë vlerësim për partnerët e tij në Evropën Lindore, përfshirë Kosovën.
Bushati ngriti shqetësimin se vizita e Zelensky në Serbi duhet kuptuar në kontekstin e luftës ekzistenciale me të cilën po përballet Ukraina. Ai sqaroi se askush nuk priste ndonjë përparim të madh, por shtoi se lideri ukrainas mund të kishte treguar më shumë mirënjohje për Kosovën, e cila ka mbështetur fuqishëm Ukrainën gjatë këtyre kohëve të vështira.



















You must be logged in to post a comment Login