Reshjet e mëdha të shiut dhe breshëri shkaktuan dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore në Kosovë ditën e djeshme. Një nga komunat që përjetoi këto dëme ishte Lipjani, ku bujqit nuk përjetuan një fat më të mirë.
Pavarësisht rrethanave të vështira, bujqit e Lipjanit nuk janë kompensuar as për vërshimet e vitit 2023. Kjo çështje u diskutua në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM me asamblistin e LDK-së në Lipjan, Rinor Murati.
Murati njoftoi se, pas vlerësimit të gjendjes dhe dëmeve të shkaktuara, kërkesat për kompensim i drejtohen Qeverisë dhe Agjencisë përkatëse. Ai theksoi se kjo është e nevojshme, pasi Komunat nuk disponojnë buxhet të mjaftueshëm për të trajtuar situatën.
“Si asamblistë, na takon që të ushtrojmë presion në lidhje me këtë çështje. Edhe unë personalisht do t’i drejtohem kësaj Agjencie për të kërkuar sqarime mbi mosekzekutimin e mjeteve,” u shpreh Murati gjatë bisedës në Klan Kosova.
Be the first to comment