Brikena Selmani, gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, ka theksuar vazhdimisht një emër si burimin e saj të dobët: vëllain e saj, Brikendin.
Sado që ajo ka përjetuar momente surprizash dhe mbështetje nga fansat e saj, ata janë çuditur nga fakti që Brikendi nuk e ka vizituar asnjëherë gjatë spektakleve për t’i ofruar kurajë.
Përveç lidhjes së tyre tepër të ngushtë, një tjetër detaj interesant ka qenë xhelozia e Brikendit për të motrën, një fakt që Brikena e ka përmendur shpesh, sidomos në bisedat me Mateon gjatë kohës në shtëpi.
Tani, pas një periudhe të gjatë mosshfaqjeje, Brikena ka vendosur të ndajë një moment të veçantë me ndjekësit e saj. Ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto të rrallë me vëllain e saj, duke e sjellë kështu ata më afër publikut.















You must be logged in to post a comment Login