Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me breshër, kanë shkaktuar dëme të ndjeshme në plantacionet me shalqi në fshatin Kovragë, në Istog.
Pamjet e publikuara tregojnë se stuhia ka dëmtuar një pjesë të madhe të prodhimit, duke përçuar shqetësim në mesin e fermerëve të zonës.
Përveç Kovragës, reshjet e fundit me breshër kanë pasur ndikim negativ edhe në zona të tjera të Komunës së Istogut. Moti i keq ka prekur kultivimin bujqësor dhe infrastrukturën, duke shkaktuar vështirësi për banorët dhe fermerët.
Be the first to comment