Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Breshëri godet Istogun, tetë fshatra me dëme të mëdha – flet Ademaj (VIDEO)

Breshëri godet Istogun, tetë fshatra me dëme të mëdha – flet Ademaj (VIDEO)

Nënkryetari i Komunës së Istogut, Genc Ademaj, ka njoftuar se disa fshatra të rajonit janë goditur rëndë nga breshëri, erëra të forta dhe reshje të dendura. Këto ndodhi kanë shkaktuar dëme të mëdha në sektorin bujqësor dhe në ekonominë familjare.

Në një intervistë për televizionin Klan, Ademaj theksoi se fshati më i dëmtuar është Kovragë, ku janë shkatërruar rreth 90% e rendimenteve bujqësore. Ai nënvizoi se kjo zonë, e njohur për bujqësinë e saj, është prekur shumë rëndë nga kushtet atmosferike.

Dëme të konsiderueshme janë regjistruar edhe në Gurrakoc, veçanërisht në kulturat e misrit, të cilat janë thellësisht të rrezikuara. Kjo situatë gjithashtu ka ndikuar në furnizimin me ushqim për blegtorinë. Ademaj sqaroi se ka pësuar dëme edhe plantacionet e mollëve dhe fushat me shalqi.

<

Ai njoftoi se Komuna do të hapë një thirrje publike për paraqitjen e dëmeve. Ekipet e vlerësimit do të shkojnë në terren për dokumentimin zyrtar të dëmeve.

“Deri në fund të javës do t’i kemi vlerësimet konkrete,” u shpreh Ademaj. Ai gjithashtu përmendi se kryeministri dhe ministri i Bujqësisë kanë konfirmuar vizitën e tyre dhe shprehu besimin se mbështetja e Qeverisë është thelbësore për ndihmën e fermerëve në këtë situatë të vështirë.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement