Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka realizuar një paraqitje të shkëlqyer në ring, duke mposhtur me nokaut serbin Aleksandar Ivanoviq në një duel që përfundoi pa asnjë dyshim.
Bakaj e kontrolloi sfidën nga fillimi, duke treguar dominim të plotë dhe goditje të fuqishme. Ai e mbylli ndeshjen në rundin e dytë, duke electrizuar publikun në MHP Arena.
Në rundin e parë, shqiptari e fitoi qartë, duke mos i lënë asnjë hapësirë kundërshtarit për t’u rikthyer. Rundi i dytë ishte një intensifikim i ritmit nga Bakaj; me një seri goditjesh të forta, ai e dërgoi Ivanoviqin në nokaut.
Atmosfera në arenë shpërtheu me entuziazëm pas fitores së shqiptarit, ndërsa shumë tifozë shqiptarë ishin të pranishëm për ta përkrahur atë. Në këtë mbrëmje, ishte i pranishëm edhe legjenda e boksit shqiptar, Luan Krasniqi.
Ivanoviqi, boksier serb nga Bosnja dhe Herzegovina, nuk arriti të përballonte ritmin e Bakajt, i cili doli më i mirë në çdo aspekt të duelit.
Me këtë fitore, Amarildo Bakaj vazhdon serinë e tij pozitive, duke mbetur i pamposhtur dhe duke treguar formë të shkëlqyer në ring. Ndërkohë, Ivanoviqi e mbyll këtë ndeshje me bilancin e nëntë fitoreve dhe tri humbjeve në karrierën e tij profesionale.
Be the first to comment