Autostrada Durrës-Tiranë është bllokuar përkohësisht pranë Shijakut. Kjo situatë është shkaktuar nga prezenca e madhe e tymit, i cili vjen si pasojë e një zjarri që ka përfshirë fshatin Koxhas.
Sasia e dendur e tymit ka ulur ndjeshëm shikueshmërinë në rrugë, gjë që rrezikon qarkullimin e automjeteve. Si rezultat, autoritetet kanë vendosur të bllokojnë këtë segment deri në përmirësimin e situatës.
Be the first to comment