Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Bllokada institucionale – Koci: Krizë artificiale, skandaloze zgjedhjet e shpeshta (VIDEO)

Bllokada institucionale – Koci: Krizë artificiale, skandaloze zgjedhjet e shpeshta (VIDEO)

Analisti Melazim Koci ka theksuar se situata politike aktuale në Kosovë përbën një krizë artificiale, e cila është rezultat i mungesës së vullnetit politik për formimin e institucioneve.

Gjatë emisionit “Rubikon” në Klan Kosova, Koci u shpreh se ngërçi institucional që ka zgjatur prej 16 deri në 17 muaj nuk është rastësor. Ai e cilësoi këtë situatë si pasojë të mungesës së marrëveshjeve politike, pavarësisht numrit të mandatave parlamentarë.

Koci theksoi se situata është alarmante për Kosovën, duke theksuar se vendi nuk mund të përballet me periudha të gjata stanjacioni politik, si disa shtete të Bashkimit Evropian. Ai e quajti skandaloze që Kosova, tash e 18 muaj, nuk ka arritur të krijojë institucione, ndërkohë që disa vende, si Bullgaria, kanë mbajtur zgjedhje të shumta brenda një periudhe të shkurtër.

<

Sipas Kocit, pa një vullnet politik, çështjet e rëndësishme do të vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura. Ai beson se nëse do të kishte një angazhim serioz, situata do të zgjidhej me shpejtësi.

Deklaratat e tij nënvizojnë nevojën për një angazhim më të fortë politik për të tejkaluar sfidat që përballet Kosova.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement