Sfida që u bë virale në rrjetet sociale dhe ngriti në nivele të reja TikTok-un shqiptar, ka përfunduar zyrtarisht.
Bleoni dhe Laurita, çifti i ri që arriti të triumfojë në sfidën “i Pari me 100K” të organizuar nga këngëtari i njohur Butrint Imeri, janë shpallur fitues dhe kanë marrë çmimin prej 100,000 eurosh.
Në një postim të shpërndarë nga menaxhmenti “96mgmt”, Bleoni u pa duke nënshkruar kontratën zyrtare, pranë ekranit ku ishin renditur rregullat e sfidës. “Nga një video në TikTok te çmimi i madh prej 100,000 euro. Një moment që tregon se çdo gjë mund të ndryshojë me një mundësi,” thuhet në njoftimin e tyre, duke uruar kështu fituesin e ri.
Rrugëtimi drejt këtij çmimi kulmoi javën e kaluar. Ekipi i emisionit “Prive” kishte marrë pjesë në festën e ditëlindjes së Butrintit. Përveç festimeve të 30-vjetorit të artistit, ajo natë ishte dedikuar edhe shpalljes së Bleonit dhe Lauritës si fituesit e sfidës.
Be the first to comment