Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Bien temperaturat, nesër s’ka kufizime për qarkullimin e automjeteve të rënda

Bien temperaturat, nesër s’ka kufizime për qarkullimin e automjeteve të rënda

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njoftoi se të martën nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Në njoftim, theksohet se, sipas parashikimit zyrtar të temperaturave, për ditën e nesërme nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

“Ministria do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike dhe do të njoftojë në kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur do të plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftim.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement