Ish-banorja e Big Brother VIP Kosovo, Bia Khalifa, po përjeton një periudhë të vështirë përsa i përket shëndetit emocional. Ajo ndau një postim në llogarinë e saj dytësore në Instagram, ku e informoi publikun mbi një situatë stresuese për të, e cila ndodhi pikërisht sot.
Në postimin e saj, Bia publikoi një foto që duket se është marrë nga një ambient klinik apo spitalor, ku bien në sy shishet e infuzioneve mjekësore. Ajo ndau gjithashtu se ka përjetuar një sulm paniku ndonjëherë pas stresit që po përjeton, i shkaktuar nga humbja ose bllokimi i llogarisë së saj kryesore në Instagram.
“Kam pasur një sulm paniku sot. Po luftoj për të rikthyer Instagramin tim sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo po bëhet mjaft stresuese për t’u menaxhuar,” shkroi ajo në anglisht, së bashku me emoji të mërzitur dhe një zemër të thyer.
Menaxhimi i rrjetëve sociale shpesh kthehet në një sfidë për personazhet publik, dhe duket se për Bian kjo situatë ka kaluar çdo kufi, duke ndikuar drejtpërdrejt në gjendjen e saj emocionale.
Be the first to comment