Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

‘Besoni Besartit’, Gjesti bën paralajmërimin e shumëpritur

‘Besoni Besartit’, Gjesti bën paralajmërimin e shumëpritur

Pas një periudhë të shkëputjes nga aktivitetet muzikore pas lansimit të EP-së, artisti Gjesti ka filluar të japë shenjat e para për rikthimin e tij.

Ai ka publikuar një video nga oborri i shtëpisë, ku shihet duke kaluar kohë dhe duke luajtur me qenin e tij. Në këtë video, Gjesti shpjegon se gjatë muajit të fundit ka ndier nevojën për të pushuar dhe për t’u larguar përkohësisht nga gjithçka.

“Jeta ime ka qenë kështu për një muaj. Mu ka dasht një pushim, për ta lëshuar tamam një herë,” ka shkruar ai, duke sqaruar kështu mungesën e tij.

Megjithatë, duket se pauza po i vjen fundi. Këngëtari ka bërë të ditur se është në përgatitje të një projekti të ri për publikun, pa zbuluar ende detaje konkrete. “E di që jeni duke pritur një BOOMB prej meje këtë verë. Vetëm kini durim edhe pak… Sepse kam diçka për ju,” ishte mesazhi i tij për fansat.

Në përfundim, Gjesti e ka mbyllur paralajmërimin me frazën: “Besoj Besartit.”

Rikthimi i tij ka krijuar pritshmëri te fansat, dhe mbetet të shihet çfarë ka përgatitur këtë herë artisti, por nga mënyra se si e ka paralajmëruar, ata mund të presin të paktën një projekt të ri gjatë verës.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement