Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Besnik Qaka flet për dasmën e Dua Lipës: Ishte gjigante

Besnik Qaka flet për dasmën e Dua Lipës: Ishte gjigante

Besnik Qaka ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Kampionët e Botës” me Marina Vjollcën. Ai ka pasur një ngjarje të veçantë pak ditë më parë, kur këndoi në dasmën e Dua Lipës.

Gjatë intervistës, prezantuesja e programit e pyeti për ndjenjat e tij në atë moment. Ajo theksoi se Besniku ka kënduar për një orë gjatë ceremonisë, ku artistë nga e gjithë bota, të pranishëm në dasmë, kanë kënduar dhe kërcyer në ritmet e këngëve shqiptare, duke e lavdëruar talentin e tij.

“Super, jemi kënaqur, e kemi shijuar”, u shpreh Qaka. Ai përshkroi dasmën si një ngjarje gjigante, duke performuar para një audience të njohur.

Një tjetër i ftuar special i ceremonisë ishte këngëtari Sinan Vllasaliu, i cili pësuan një aksident me motor disa ditë përpara dasmës, duke qenë i detyruar të kryejë një ndërhyrje. Ai aktualisht është në proces rikuperimi.

Dua Lipa, artistja shqiptare me famë botërore, u martua me Callum Turner në Sicili, Itali, duke organizuar një festë që zgjati tri ditë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement