Benita Zena ka diskutur së fundmi marrëdhënien e saj me Klodian Mihajn, me të cilin u përfol gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP Kosova 4”.
Gjatë kohës në shtëpinë e famshme, ajo kishte shprehur pëlqim për Klodin. Megjithatë, pas përfundimit të aventurës së tyre televizive, Benita theksoi se aktualisht nuk kanë asnjë komunikim.
Në një intervistë për “Artistët shqiptarë”, ajo deklaroi se nuk kanë kontakte dhe se gjithmonë ka qenë e vetëdijshme për faktin se Klodi kishte një lidhje jashtë shtëpisë. “S’kemi kontakte. Nuk e di as unë vetë. Unë e kam cekur brenda ‘Bigut’ se Klodi e ka një lidhje jashtë dhe nuk dua t’i prish punë kurrë në jetë, kështu që të kemi një raport shoqëror,” shprehet Benita.
Përveç kësaj, ajo përmendi se pas daljes nga spektakli kanë ndodhur shumë ngjarje dhe secili ka vazhduar me rrugën e tij. “Mandej dolëm prej ‘Bigut’, ndodhën shumë gjëra. E ka zgjedhur rrugën e vet, vazhdon edhe pa të,” përfundoi ajo.
Aktualisht, Klodi po gëzon një lidhje romantike me Elijona Binakajn, e cila gjithashtu ka qenë pjesë e “Big Brother”-it.
Be the first to comment