Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Bën vaki edhe kjo: Voziti me patentë të ndaluar, i konfiskohet BMW-ja

Bën vaki edhe kjo: Voziti me patentë të ndaluar, i konfiskohet BMW-ja

Një shofer në Ferizaj është ndëshkuar me gjobë dhe masa të tjera pas kapjes për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar në rrugën magjistrale në fshatin Gërlicë, sipas njoftimit nga Policia Rajonale e Ferizajt.

Rreth orës 19:50, njësia e Komunikacionit Rrugor ka ndaluar një automjet BMW 118 me targa vendore. Gjatë matjes së shpejtësisë, është konstatuar se shoferi, i identifikuar si SH.B., 30 vjeç, po lëvizte me 82 km/h në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h.

Policia theksoi se gjatë kontrollit është vërtetuar se shoferi po drejtonte automjetin me shpejtësi mbi kufirin e lejuar. Po ashtu, gjatë verifikimeve është zbuluar se ndaj tij ishte aktive një masë mbrojtëse që e ndalon atë të drejtojë automjetin nga data 12.03.2026 deri më 11.03.2027.

<

Për këtë shkelje, janë shqiptuar disa masa ndëshkuese, përfshirë një gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative, vazhdimin e ndalimit të drejtimit të automjetit për 6 muaj, si dhe konfiskimin e veturës.

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se do të vazhdojë me kontrolle të shtuara në trafik, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe respektimin e rregullave të komunikacionit.

Autoritetet gjithashtu kanë bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët, duke i ftuar ata të raportojnë shkeljet në trafik përmes numrit 192 dhe linjave 0290/326-250 dhe 0290/322-406, si dhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement