Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ndodhet për vizitë në Prishtinë për të shënuar përvjetorin e çlirimit të Kosovës. Kjo vizitë vjen pas një urimi që ai kishte bërë më herët nga Tirana.
Gjatë qëndrimit të tij, Begaj është pritur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Sipas gazetares Vesa Hoda, presidenti Begaj ka shprehur falënderime për të gjithë të pranishmit dhe ka përmendur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët aktualisht po gjykohen në Hagë. Ai theksoi se, sipas tij, falë këtyre liderëve, Kosova arriti çlirimin e saj.
Begaj gjithashtu shprehu besimin se këta ish-liderë do të lirohen dhe e vlerësoi luftën e UÇK-së si të drejtë.
















You must be logged in to post a comment Login