Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Deklaratat e Snezana Paunoviq, ministre në Qeverinë e Serbisë dhe bashkëpunëtore e Ivica Daçiqit, kanë shkaktuar reagime në Bashkimin Evropian. Ajo, që njihet si trashëgimtarja politike e Sllobodan Millosheviqit, komentoi një çështje të ndjeshme, e cila ngjalli shqetësime.

Megjithëse zëdhënësja e BE-së deklaroi se organizata nuk komentonte deklaratat e politikanëve, ajo theksoi një mesazh të rëndësishëm për ata që përdorin retorikë diskriminuese dhe justifikojnë krimet e luftës. Anitta Hipper, zëdhënëse e Bashkimit Evropian, shprehu se “parimi kyç është se nuk ka dhe nuk duhet të ketë vend në Evropë për retorikë që justifikon ose promovon spastrimin etnik”.

Hipper nënvizoi se deklaratat e tilla bien ndesh me vlerat që formojnë themelet e Bashkimit Evropian, si dinjiteti njerëzor, pajtimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Në këtë kontekst, ajo theksoi se Serbia duhet të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, pavarësisht se kanë kaluar gati tre vjet pa takime në nivelin më të lartë politik.

Ajo shtoi se këto deklarata janë gjithashtu në kundërshtim me zotimet e Serbisë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja për marrëdhëniet me Kosovën. Zëdhënësja kërkoi që të gjithë liderët të veprojnë me përgjegjësi dhe të shmangen nga retorika nxitëse për të ndihmuar në krijimin e një klime besimi dhe stabiliteti rajonal.

Në raportet e progresit për Serbinë, institucionet evropiane vazhdimisht theksojnë se nuk ka vend për mohimin e gjenocidit, revizionizmin apo glorifikimin e kriminelëve të luftës në Evropë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement