Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

BB Poqi me koncert madhështor në Klan Arena – 40 vjet karrierë në rock (VIDEO)

BB Poqi me koncert madhështor në Klan Arena – 40 vjet karrierë në rock (VIDEO)

Këngëtari i njohur Bajram Bylykbashi, i njohur me emrin artistik BB Poqi, po feston 40-vjetorin e karrierës së tij muzikore me një koncert të madh në Klan Arena.

Në një intervistë për emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ai ndau mendimet mbi rrugëtimin e tij artistik, i cili ka qenë i gjatë dhe i mbushur me sfida, por gjithashtu edhe me shumë kënaqësi dhe përkushtim. “Është një rrugëtim shumë i gjatë, me sfida dhe kënaqësi. Jam i lumtur që kam dhënë një kontribut të vogël në muzikë, një pikë në oqean,” theksoi ai.

Poqi tregoi se përgatitjet për këtë koncert kanë filluar që në muajin prill. Gjatë performancës, do të interpretojnë hitet e tij nga vitet ’80, ’90 dhe 2000, së bashku me mysafirë specialë.

<

Koncerti do të zhvillohet sonte në ora 20:45 në Klan Arena, si një shënim i rëndësishëm për një prej jubileve më të nevojshëm të karrierës së tij artistike.

Ndiqni intervistën e plotë për më shumë detaje.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement