Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Barcola bie dakord me Liverpoolin, tashmë mbetet vetëm marrëveshja me PSG-në

Barcola bie dakord me Liverpoolin, tashmë mbetet vetëm marrëveshja me PSG-në

Liverpooli ka bërë një hap të rëndësishëm drejt transferimit të Bradley Barcolës nga Paris Saint-Germain.

Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, sulmuesi francez ka dhënë miratimin për kushtet personale dhe është i hapur ndaj mundësisë së transferimit te Liverpooli. Aktalisht, dy klubet kanë filluar bisedimet direkte për tarifën e transferimit.

Megjithatë, marrëveshja mes Liverpoolit dhe PSG-së ende nuk është arritur. Klubi francez vazhdon ta vlerësojë lart Barcolën dhe nuk pritet të bëjë lehtë lëshime në lidhje me shumën e kërkuar për transferim.

<

Barcola është shndërruar në një prej objektivave kryesorë të Liverpoolit në këtë afat kalimtar. Klubi anglez e sheh francezin si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv, falë shpejtësisë, teknikës dhe aftësisë për të luajtur në disa pozita.

Nga ana tjetër, PSG-ja nuk është gatshme të heqë dorë lehtë nga 23-vjeçari dhe kërkon një shumë të konsiderueshme për ta lënë të largohet. Nëse Liverpooli dhe PSG-ja arrijnë një kompromis financiar, Barcola mund të bëjë hapin e radhës në karrierë dhe të transferohet në Anfield.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement