Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Barcelona me mesazh para finales: “Botërori kalon përmes La Masias”

Barcelona me mesazh para finales: “Botërori kalon përmes La Masias”

Barcelona ka publikuar një video emocionuese përpara finales së madhe të Kupës së Botës 2026, e cila do të përballë Spanjën dhe Argjentinën.

Në qendër të vëmendjes janë dy emra të njohur, të lidhur ngushtë me akademinë legjendare të klubit katalanas: Lionel Messi dhe Lamine Yamal.

Imazhet e publikuara nga Barcelona rikthejnë momentet e para të Messit me fanellën e klubit, si dhe hapat fillestarë të Yamalit në akademinë e famshme, La Masia. Kështu, videoja thekson rrugëtimin e dy yjeve drejt finales së Kupës së Botës.

“Finalja e Kupës së Botës kalon përmes La Masias,” është mesazhi shoqërues i videos, që nënvizon rolin e rëndësishëm të akademisë në zhvillimin e këtyre dy futbollistëve.

Messi do ta udhëheqë Argjentinën në kërkimin e një tjetër triumfi botëror, ndërsa Yamal do të përpiqet ta çojë Spanjën drejt titullit. Finalja do të zhvillohet të dielën në orën 21:00 në stadiumin “MetLife.”

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement