Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Banorët në një lagje të Prizrenit ankohen për shtypjen e ujit, Totaj: Është përgjegjësi e nivelit qendror

Banorët në një lagje të Prizrenit ankohen për shtypjen e ujit, Totaj: Është përgjegjësi e nivelit qendror

Banorët e lagjes “Bajram Curri” në Prizren janë duke u përballur me vështirësi në furnizimin me ujë. Sipas tyre, prej disa muajsh ata kanë përjetuar mungesë të shtypjes së ujit, një situatë që po u vështirëson jetesën.

Një prej banorëve ka dërguar pamje në redaksinë e Klankosova.tv, ku ilustrohet problemi i shtypjes së ujit për katet e larta. Ai pohon se në katin e parë, shtypja është minimale, ndërsa në katin e dytë e sipër, mungon plotësisht.

Banori tregon se ata janë ankuar pranë institucioneve përgjegjëse, por deri tani nuk kanë marrë asnjë zgjidhje. Ai shpjegon se banorët përballen me një mungesë të madhe të shtypjes së ujit, sidomos në orare të caktuara, gjë që e bën shumë të vështirë përmbushjen e nevojave të përditshme.

<

“Për fat të keq, shpesh duket se ankesat e qytetarëve nuk zgjidhen kur drejtohen te institucionet. Prandaj vendosa ta bëj publik këtë problem përmes mediave, me shpresën se do të dëgjohemi dhe institucionet do të reagojnë shpejt,” thekson ai për Klankosova.tv.

Për këtë çështje, Klankosova.tv ka kontaktuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. Ai theksoi se menaxhimi i furnizimit me ujë nuk bie brenda kompetencave të komunës.

“Qytetarët, aty ku paguajnë për ujë, duhet të kërkojnë shërbim më të mirë dhe informacion. Qeveria menaxhon me NP ‘Hidroregjioni’, jo Komuna. Ne s’kemi kompetenca për t’i detyruar ata, edhe pse vazhdimisht kërkojmë performancë më të mirë,” shprehet Totaj.

Klankosova.tv ka përpjekur të marrë një përgjigje nga Ndërmarrja Publike “Hidroregjioni Jugor”, por kontakti me ta gjatë së dielës ka qenë i pamundur.

Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa për të zgjidhur këtë problem, në mënyrë që furnizimi me ujë të jetë i rregullt dhe pa vështirësi. Edhe pse Klankosova.tv ka dërguar pyetje te Hidroregjioni Jugor për këtë çështje, deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement