Banorët e rrugës “Bafti Haxhiu” në fshatin Kabash të Vitisë kanë shprehur shqetësimin për një rrjedhje uji që ka nisur rreth dy muaj më parë dhe ende nuk është rregulluar.
Sipas një ankese të dërguar nga një lexues në adresë të Klankosova.tv, kjo rrjedhje ka shkaktuar dëmtime të vazhdueshme në rrugë, duke përkeqësuar situatën çdo ditë.
Lexuesi thekson se rruga është bllokuar për shkak të shpërthimit të ujësjellësit, ndërsa dëmtimi i asfaltit po rritet. Ai shprehu: “Rruga Bafti Haxhiu ka dy muaj që është në këtë gjendje dhe askush nuk ka ndërhyrë. Uji po vazhdon të rrjedhë dhe situata po bëhet gjithnjë e më e keqe.”
Banorët kanë bërë thirrje dhe e kanë njoftuar institucionet kompetente për këtë problem, por derimë tani nuk ka pasur asnjë intervenim. Një qytetar shprehet: “E kemi lajmëruar, por ata nuk kanë ardhur dhe as nuk janë interesuar për këtë çështje.”
Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të veprojnë sa më shpejt, për të ndaluar rrjedhjen e ujit dhe për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të rrugës.



















You must be logged in to post a comment Login