Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Banesa dhe garazh, të dënuarit për trafik droge në Tiranë i sekuestrohen pasuritë

Banesa dhe garazh, të dënuarit për trafik droge në Tiranë i sekuestrohen pasuritë

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dy apartamente dhe një garazh në pronësi të shtetasit A.A., i cili është dënuar me 10 vite burg për trafikimin e lëndëve narkotike.

Kjo masë është marrë në kuadër të një procedimi pasuror, pas hetimeve që kanë konstatuar se të ardhurat e deklaruara nga A.A. dhe anëtarët e familjes së tij nuk justifikonin investimet në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.

Sipas prokurorisë, një ekspertizë kontabël ka evidentuar një disproporcion të dukshëm mes pasurive të zotëruara dhe burimeve të ligjshme financiare, duke ngritur dyshime se këto pasuri mund të kenë ardhur nga veprimtaria kriminale.

<

Në përfundim të hetimeve, u vendos sekuestrimi i një apartamenti 1+1 me sipërfaqe 66.33 m² dhe verandë 44 m² në një kompleks në rrugën “Xhanfize Keko”. Gjithashtu, u sekuestrua një apartament 2+1 me sipërfaqe 87.9 m² dhe një garazh 16 m² në një kompleks në ndërtim në rrugën “Kahreman Ylli.”

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement