Opinionisti Labinot Balaj ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë emisionit “Rubikon” në Klan Kosova sonte.
Ai theksoi se situata aktuale politike po i ngjan skenarëve që janë parë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke paralajmëruar se vendi mund të përballet sërish me një bllokadë institucionale.
“Është si të kemi hyrë në një paravan të një skenari të njohur nga zgjedhjet paraprake, që prej 9 shkurtit, dhe që si epilog prapë do të sjellë një bllokadë. Kjo bllokadë do të përshkojë një proces të ri elektoral,” deklaroi Balaj.
Ai vlerësoi se zhvillimet e deritanishme po çojnë drejt një ngërçi politik, i cili, sipas tij, mund të zgjidhet vetëm përmes një procesi të ri zgjedhor.
Be the first to comment