Opinionisti Labinot Balaj ka deklaruar se takimet mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë sjellë dakordime për një sërë çështjesh. Ai sugjeroi se bisedimet kanë pasur një përmbajtje më të thellë sesa është perceptuar deri tani.
Balaj theksoi se akuzat se Kurti po zvarrit procesin e krijimit të institucioneve nuk janë të vërteta. Sipas tij, dinamika e bisedimeve është ndikuar gjithashtu nga zhvillimet e brendshme në LDK.
“Intensifikimi i takimeve dhe përpjekjeve për të krijuar institucione tregon një angazhim të dy partive për bashkëpunim. Intensiteti i takimeve nuk matet vetëm me frekuencën, por me përmbajtjen e tyre”, shtoi ai gjatë emisionit “Rubikon” në Klan Kosova.
Ai gjithashtu përmendi se kjo situatë ka ndikuar në reagimet brenda LDK-së, duke nënkuptuar se ekziston një grup i pakënaqur brenda partisë.



















You must be logged in to post a comment Login