Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Bajrami për subvencionimin e teksteve shkollore: Çdo shtator krijohet ‘katrahurë’

Bajrami për subvencionimin e teksteve shkollore: Çdo shtator krijohet ‘katrahurë’

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur kritika ndaj procesit të subvencionimit të materialeve shkollore në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

Në një postim në Facebook, ajo thekson se Ministria e Arsimit ka vendosur të mos sigurojë libra për nxënësit, por t’ua dërgojë paratë në xhirollogaritë e prindërve. Bajrami shprehet se kjo qasje krijon një “katrahurë” çdo muaj shtator.

“Kanë mbetur më pak se dy javë deri në fillimin e vitit të ri shkollor, dhe prindërit ende nuk i kanë marrë mjetet për tekstet shkollore. Përveç që nuk kanë paratë, ata nuk e dinë as cilat libra duhet të blejnë. Që kur Ministria vendosi këtë sistem, çdo shtator hasim të njëjtin problem: aplikime, pritje për mjete, prindër që bredhin nga një librari në tjetrën dhe fëmijë që fillojnë mësimin pa të gjitha librat e nevojshëm. Kjo situatë vazhdon për disa, ndonjëherë deri në fund të vitit shkollor,” shkruan Bajrami.

Ajo nënvizon se prindërit kanë kërkuar rikthimin e sistemit të vjetër.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement