Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Bajraktari: Po shkohet në limitet e afatit për konstituimin e Kuvendit (VIDEO)

Bajraktari: Po shkohet në limitet e afatit për konstituimin e Kuvendit (VIDEO)

Avokati Ardian Bajraktari ka theksuar se tentativa për të sfiduar rendin kushtetues është e qartë dhe, sipas tij, për fat të keq, po përdoret si një mjet për veprime politike.

Duke komentuar zhvillimet e sotme, përkatësisht ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit, Bajraktari shprehu mendimin se po bëhet një përpjekje që del në kufijtë e fundit të afateve të përcaktuara nga Kushtetuta, si dhe nga interpretimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai kujtoi se deputetët kanë një detyrim kushtetues për të konstituuar Kuvendin, ndërsa afati për përmbushjen e këtij obligimi përfundon nesër në mesnatë.

“Njëra nga të metat e interpretimeve të Gjykatës Kushtetuese është se nuk është saktësuar qartë cilat janë pasojat për deputetët të cilët dështojnë ta përmbushin këtë detyrim brenda afatit të paraparë,” tha Bajraktari.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement