Brikena Selmani shfrytëzoi rastin gjatë emisionit “Top Arena” për t’i bërë një urim babait të saj, i cili feston ditëlindjen.
Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania” u emocionua nga surpriza e moderatori Edi Manushi, i cili e përmendi këtë ditë të veçantë.
“Urime për ditëlindjen e babait tënd,” i tha Manushi. E prekur nga ky moment, Brikena i dërgoi një mesazh të ngrohtë atit të saj.
“Faleminderit shumë. Desha me ia uruar ditëlindjen. Babi, shumë urime për ty, të dua shumë,” tha ajo.
Pas saj, e ftuar për të folur ishte edhe Mateo Borri, i cili vlerësoi vjehrrin e tij të ardhshëm.
“Naim, u bëfsh edhe 100 vjeç. Ke vajzën më të mirë në botë. Të përshëndes, shumë respekt për ty dhe për vajzën tënde, e cila ndriçon çdo moment. Faleminderit për gjithë edukatën dhe mirësinë që i ke dhënë,” shprehu ai.
Gjatë qëndrimit të Brikenës dhe Mateos në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, babai i Brikenës realizoi një telefonatë surprizë. Në këtë bisedë, ai shprehu krenarinë për rrugëtimin e së bijës dhe përshëndeti edhe Mateo, duke ofruar mbështetje për çiftin.
Be the first to comment