Opinionisti Azdren Shala, ish-aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka shprehur kritika për funksionimin e partisë së tij të mëparshme.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Shala theksoi se një pjesë e strukturave të VV-së karakterizohen nga ajo që ai e quajti “servilizëm”. Ai u shpreh se ky fenomen është i pranishëm te anëtarët e partisë, madje edhe te ministrat aktualë.
“Te krejt ata që hyjnë në Vetëvendosje, ministrat që i ka sot, strukturën përfaqësuese të Vetëvendosjes, është ai dimensioni i servilizmit,” deklaroi ai.
Duke folur për kryeministrin e deritanishëm dhe kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, Shala e përshkroi atë si komunist në praktikë, por jo në teori.
“Servilizmi është një kategori darviniane. Për të mbijetuar, duhet të jesh servil, kjo është e para, por më e rëndësishmja është që ky është komunist në praktikë, jo në teori. Merrni liderët komunistë, që nga Lenini e deri më sot; në letrën e tyre, ata kanë propaganduar moral absolut, ndërsa kanë qenë krejt të shkëputur nga popullsia,” tha Shala.
Për më shumë detaje, ndiqni deklarimin e tij.
Be the first to comment